Gjakova i kundërpërgjigjet Kukës pasi tha se “Japonezja e ka rrah pesë ose dhjetë herë Norën”

Xhudo

Gjakova i kundërpërgjigjet Kukës pasi tha se “Japonezja e ka rrah pesë ose dhjetë herë Norën”

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 23:44
Nora Gjakova

Trajneri Driton Kuka thekson se asnjëherë nuk flet për ngjyrën e medaljes dhe sa mjafton që ekipi i tij të merr ndonjërën nga medaljet sidomos kur ato vijnë nga Lojërat Olimpike.

“Unë nuk flas për ngjyrën e medaljes, e them të artat janë të jashtëzakonshme sepse po e qojnë Kosovën lartë, por, mua si trajner edhe dy të bronzta të vinin prapë kish qenë diçka e jashtëzakonshme pasi po flasim për Lojëra Olimpike ku garuesit përgatitet në mënyrë specifike”.

Kuka në mes tjerash tregoi se për kë nuk besonte se do ta mposhtë Gjakova.

“Japonezja e ka rrah Norën pesë a dhjetë herë”, tha Kuka.

“Katër”, “A po të doket pak a?” i është kundërpërgjigjur duke buzëqeshur Gjakova.

“Gjithmonë kur e shihja në short me të i thosha se me këtë nuk mundesh prapë ka me të rrah. Por, tash në Olimpiadë nuk i kam thënë ashtu”, thotë Kuka.

Gjakova mes tjerash thotë se me garuesen japoneze më parë janë përshëndetur pas garës por se kohëve të fundit pas shumë humbjeve nuk e ka përshëndetur më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat