Driton Kuka befason për Distrian: Kishim shumë herë telashe e mosmarrëveshje...

Xhudo

Driton Kuka befason për Distrian: Kishim shumë herë telashe e mosmarrëveshje...

Nga: K.G. Më: 14 gusht 2021 Në ora: 12:08
Driton Kuka befason për Distrian: Kishim shumë herë telashe e mosmarrëveshje...

Trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, tregon një detaj interesant në lidhje me kampionen olimpike, xhudisten Distria Krasniqi.

 “Disi Kampione Olimpike!

Titulli më madh që arrihet në sport.

Në vitin 2016 Distria i kishte 57 kg.

I sugjerova të garonte në 48 kg, me bindje i thash që aty mund ta dominoj botën!

5 vjet sakrifikoj, kishim shumë herë telashe e mosmarrëveshje për kg por…

Kjo foto tregon se kisha të drejtë dhe sot Disi është mbretëresha e Olimpit.

Dy medalje të Arta në Tokio!
Një e artë në Rio!
E tash disa javë pas garave unë ndjej nervozë, ndjenja të njëjta sikur pas Rios (afër dy muaj ), a po luan adrenalina me mua?

Pyetje për psikologët sportiv pse kjo ndjenjë, po e menaxhoj disi por jo lehtë, ndjenja të tilla edhe tek trajnerët tjerë të ekipeve me rezultate Elitare!?”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat