Kasapi ndalet në raundin e parë, Muminoviq kalon tutje

Xhudo

Kasapi ndalet në raundin e parë, Muminoviq kalon tutje

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Ka filluar Kampionati Evropian i juniorëve në xhudo, që është duke u zhvilluar në Luksemburg.

Pjesë e kësaj gare janë edhe xhudistet nga Kosova Fatjona Kasapi dhe Erza Muminoviq.

Xhudistja Kasapi, e cila garon në kategorinë e peshave deri në 57 kilogramë, në raundin e parë kishte përballje me xhudisten austriake Lisa Grabner, nga e cila pësoi humbje.

Në anën tjetër, Erza Muminoviq e cila garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, në raundin e parë shënoi fitore kundër xhudistes spanjolle Marina Castello Diez.

Fatjona Kasapi me këtë humbje mbyll garat në këtë kampionat, ndërsa Muminoviq do të vazhdojë në raundin e dytë, ku e pret takimi me xhudisten angleze Sian Bobrowska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat