​Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq mposhtet në çerekfinale

Xhudo

​Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq mposhtet në çerekfinale

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 14:51
 Erza Muminoviq

Ka përfunduar ëndrra për xhudisten nga Kosova Erza Muminoviq që të kthehet me medalje nga Kampionati Evropian i juniorëve, pasi në çerekfinale është mposhtur nga xhudistja ruse Liliia Nugaeva.

Muminoviq, që garon në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë, fillimisht këtë garë e nisi me fitore, duke e mposhtur xhudisten spanjolle Marina Castello Diez.

Më pas, në raundin e dytë Muminoviq vazhdoi me fitore, ku e mposhti xhudisten nga Anglia Sian Bobrowska.

Sot ka garuar edhe xhudistja tjetër kosovare Fatjona Kasapi, për të cilën gara përfundoi qysh në raundin e parë, ku u mposht nga austriakja Lisa Grabner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat