Peja me Qendër Nacionale të xhudos

Xhudo

Peja me Qendër Nacionale të xhudos

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:20
Peja me Qendër Nacionale të xhudos

Më në fund, qyteti i Pejës po bëhet me Qendër Nacionale të xhudos.

Do të marrin pjesë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizes, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të Federatës së Xhudos së Kosovës.

Gjithashtu, prezent do të jenë edhe shumë personalitete e mysafirë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Xhudistët kanë ushtruar në kushte të vështira deri tash, por sukseset nuk ju kanë munguar assesi.

Madje, xhudistet e trajnerit Driton Kuka i kanë fituar tri medalje të arta olimpike, me Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

E tash e tutje, xhudistët do të kenë kushte shumë më të mira për të ushtruar dhe për t’u zhvilluar.

Po ashtu, në këtë Qendër Nacionale do të mund të vijnë të ushtrojnë edhe xhudistët nga vendet e ndryshme të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat