​Ministri Çeku premton përkrahje edhe më të madhe për sportin e xhudos

Xhudo

​Ministri Çeku premton përkrahje edhe më të madhe për sportin e xhudos

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:40
Foto nga takimi

Ministri i Ministrisë٥ së Kulturë٥s, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku së bashku edhe me zëvendësen e kësaj ministrie Daulina Osmani kanë pritur sot në takim xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqin së bashku me trajnerin e tyre Driton Kukan në ambientet e kësaj ministrie.

Qëllimi i takimit ishte ndarja e shpërblimeve shtetërore për fituese e medaljeve të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Me këtë rast ministri Çeku deklaroi se është një kënaqësi e madhe që takohet sot me xhudistet kosovare sidomos pas inaugurimit të një ditë më parë të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë duke premtuar përkrahje edhe më të madhe pë٥r këtë sport në të ardhmen nga ministria që ai e drejton.

Çeku: Është obligim i yni shtetëror që t’i përkrahim sportistët

“Suksesi olimpik i lojërave të fundit olimpike neve na detyron edhe ligjërisht por edhe moralisht që t’iu shpërblejmë për këtë arritje, për këtë sukses e cila nuk është arritje personale, është mbi të gjitha arritje shtetërore, kombëtare, moment krenarie për të gjithë ne...dhe kjo detyrimisht ne na vë në lëvizje që tani e tutje të jemi shumë më të kujdesshëm dhe më të vëmendshëm në mbështetjen që i ofrojmë sportit të xhudos.

Çeku më tutje bëri të ditur se Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë është vetëm fillimi i shumë projekteve të tjera që do ta ndihmojnë këtë sport në mënyrë që xhudos të bëhet një sport përmes të cilit do të promovohet edhe shteti i Kosovës.

Ministri i Kulturës po ashtu njoftoi se në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës do të merret vendimi që Majlinda Kelmendi të shpallet Qytetare e Kosovës me merita te veçanta.

Ndërsa trajneri Driton Kuka u shpreh shumë i lumtur punën e bërë nga Ministria e Kulturës për punën e bërë në ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos e cila është ndërtuar në kohë rekorde dhe ka shtuar se sporti i xhudos duhet të shfrytëzohet edhe për përfitime nga Kosova në aspektin e imazhit.

Kuka: Shtetit i Kosovës duhet ta shfrytëzojë edhe për imazh sportin e xhudos

“Vizioni juaj është për të ardhmen edhe për ndërtimin e sportit të xhudos siç e thatë ju në një brend në vendin tonë duke marr parasysh që Kosova i ka tri medalje të arta olimpike, të tria në sportin e xhudos dhe kjo ndoshta duhet t’i tejkalojë ato suazat sportive de ndoshta shteti ynë të përfitojë prej xhudos edhe në kuptimin e imazhit që është aq shumë i nevojshëm për vendin tonë...U jam mirënjohës për angazhimin juve si ministër...kështu që Qendra Nacionale e xhudos prej mbrëmë është në funksion dhe po shpresoj shumë që edhe do të vazhdojë projekti por çka është edhe më e rëndësishme se projekti janë rezultatet, kështu që ne prej nesër do të punojmë dhe do të shkojmë tutje.”, theksoi Kuka.

Të kënaqura me përkrahjen e shtetit u shprehën edhe dy xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Gjakova: Gjithmonë e kemi ndjerë përkrahjen e ministrisë

“Ne me të vërtetë jemi të kënaqura me mënyrën se si na ka mbështetur ministria deri më tani. Nuk është që na ka munguar shumë për përgatitjen tonë drejt lojërave olimpike, gjithmonë e kemi ndjerë mbështetjen e ministrisë. Është kënaqësi kur puna jonë shpërblehet sepse kjo është një lloj frymëzimi për ne si sportist.”, u shpreh Gjakova.

Krasniqi: Mundi ynë po vlerësohet dhe shpërblehet nga shtetit

“Edhe për mua është një ndjenjë shumë e veçantë kur pas çdo gare e dimë që mundi ynë po vlerësohet dhe po shpërblehet prej shtetit tonë.”, tha Krasniqi.

Shpërblim nga shteti mori edhe trajneri Driton Kuka për punën e tij me xhudistet kosovare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat