Mehmeti thotë se suksesi i xhudisteve ia ka lehtësuar edhe punën diplomatike në Japoni

Xhudo

Mehmeti thotë se suksesi i xhudisteve ia ka lehtësuar edhe punën diplomatike në Japoni

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 09:02
Mehmeti thotë se suksesi i xhudisteve ia ka lehtësuar edhe punën diplomatike në Japoni

I ngarkuari me punë i Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti, ka thënë se suksesi i xhudistëve kosovare ia ka lehtësuar edhe punën diplomatike në marrëdhëniet Kosovë-Japoni.

Për më tepër, ai thotë se kanë marrë dhjetëra mesazhe urimi nga qytetarë të zakonshëm japonezë meqë xhudo është një sport kombëtar dhe u ka ardhur mirë që sportistet kosovare arritën sukses në këtë fushë.

Efektet që ka arritur ekipi olimpik i Kosovës, respektivisht xhudistët tona, na kanë lehtësuar punën në Tokio, sepse Kosova është në një stad tjetër të njohjes të publikut japonez. Unë jam dëshmitar këtu në ambasadë i dhjetëra mesazheve, qoftë në postë fizike apo përmes postës elektronike. Që qytetarë të thjeshtë na shkruajnë dhe na urojnë për fitimin e dy medaljeve të arta. Pastaj, edhe me takimet zyrtare që kemi me institucionet vendore japoneze që kemi këtu gjithmonë tema e parë do të jetë urimi”.

Mehmeti ka thënë se njerëzit kanë filluar edhe të pyesin se ku është Kosova dhe pse xhudo është kaq e fortë në Kosovë.

Për këtë, Mehmeti ka thënë se do të organizojnë edhe një ekspozitë me disa fotografi rreth sportit kosovar.

Kryeministri i ri japonez Fumio Kishida që erdh në pushtet ditë më parë është nga e njëjta parti me paraardhësin e tij, prandaj Mehmeti thotë se qëndrimi karshi Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor do të jetë në po të njëjtë linjë.

Po ashtu, Mehmeti ka thënë se pritet të ndodhë së shpejti edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Kosovë meqë kjo nuk ishte mbajtur për shkak të kufizimeve të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat