Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Turqi

Xhudo

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, e artë në Turqi

Nga: Kemajl Goca Më: 7 prill 2017 Në ora: 17:17
Pamje nga një luftë

Distria Krasniqi i solli medalje të artë Republikës së Kosovës. Xhudistja e kombëtares së Kosovës, ka qenë më e mirë në finale se izraelitja Gili Cohen, duke e mposhtur për 4 minuta. Finalja Grand Prix në Antalya ka qenë interesante dhe shumë e fortë. Ky është një sukses i radhës i xhudisteve tona në prag të Kampionatin Evropian që do të mbahet me 20-23 prill në Varshavë të Polonisë. Distria për të arritur deri në finale, e kishte mposhtur për 3 minuta e 14 sekonda izraeliten Ariel Bezalel, pastaj në gjysmëfinale për 10 sekonda e mundi Merve Tas nga Turqia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat