Kelmendi uron xhudistet e arta

Xhudo

Kelmendi uron xhudistet e arta

Më: 7 prill 2017 Në ora: 20:19
Ramiz Kelmendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi ka shkruar në Facebook se edhe njëherë si shumë herë të tjera në të kaluarën, sporti i xhudos na bënë krenarë.

Shkrimi i plotë i Kelmendit:

Edhe njëherë si shumë herë të tjera në të kaluarën sporti i xhudos na bënë krenarë. Kësaj rradhe urimet më të përzemërta për dy ambasadoret tona të arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Prezantim dinjitoz i shtetit të Kosovës, i kurorëzuar me të arta edhe në nivelin Grand Pix të Kupave Botërore. Urime dhe respekt i veçant në këtë arritje, edhe për trajnerin dhe selektorin Driton Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat