Shaban Tërstena, i tronditur që vëllai i atletes shqiptare humbi jetën tragjikisht

Xhudo

Shaban Tërstena, i tronditur që vëllai i atletes shqiptare humbi jetën tragjikisht

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2017 Në ora: 16:40
Shaban Tërstena

Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 1984, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, shpreh shqetësimet e tija që vëllai i atletes shqiptare (Drita Islami) humbi jetën tragjikisht. “Edhe unë si shumë miq të tjerë të cilët në mënyra të ndryshme kanë shprehur dhimbjen dhe indinjatën e tyre nga ky akt tragjik, për miken time, sportisten e parë në historinë shqiptare në Maqedoni e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro të Brazilit në vitin 2016, në sportin e atletikës Drita Islami e cila humbi vëllain e saj në moshën 17 - vjeçare. Në mungesë të sigurisë publike, në një kaos të plotë të sigurisë, pas një incidenti, një zënke banale mes të rinjsh, viktima vdes në vendin e ngjarjes, ndërsa nga ana tjetër u manifestua në mënyrën më morbide paaftësia e shtetit për parandalimin e këtij akti sa të dhimbshëm aq edhe neveritës, u shënua viktima e radhës në fshatin Matkë në rrethin e Shkupit, me ç’ rast u shua edhe në jetë në lulen e rinisë dhe ngriu përgjithmonë zemrat e prindërve të tij dhe familjes në përgjithësi.

Të ngremë zërin të gjithë së bashku, me urgjencë shteti dhe shoqëria të bëjë përpjekje t’u ofrojë familjeve tona mbështetjen e nevojshme që të mos ndodhin asnjëherë tragjedi të këtij lloji, le të vendosin të gjitha strukturat lokale dhe qendrore bashkëpunimin e domosdoshëm për ngritjen e një sistemi të integruar funksional për mbrojtje nga çdo formë sulmi në të ardhmen. Sepse nesër mund të jetë vonë. Dritës dhe familjes së saj u faltë Zoti durimin, ndërsa këtij shpirti të njomë i cili akoma pa e shijuar jetën iku në pakthim, i qoftë i lehtë dheu dhe u prehtë në paqe. Zot na ndihmo dhe na ruaj të gjithëve”, shkruan me pikëllim Tërstena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat