Majlinda me trimëreshat tjera në Varshavë, synojnë medalje

Xhudo

Majlinda me trimëreshat tjera në Varshavë, synojnë medalje

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2017 Në ora: 19:15
Kombëtarja e Kosovës

Xhudistet e xhudistët e kombëtares së Kosovës kanë zbarkuar në Varshavë të Polonisë dhe janë pritur shumë mirë nga organizatorët.  Me 20-23 prill do të zhvillohet Kampionati Evropian për seniorë në xhudo, ndërsa Kosova futet me synime të qarta për medalje. krenaria jonë, Majlinda Kelmendi (52 kg), do të kërkojë ta mbrojë titullin e kampionit, ndërsa Fjolla Kelmendi (48 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Loriana Kuka (70 kg), Akil Gjakova (73 kg), janë të përgatitur maksimalisht dhe synojnë më të mirën. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka zhvilluar edhe një seancë të lehtë stërvitore para sfidave që e presin të enjten e të premten. Ai si gjithmonë është i matur, por gjithsesi se pret medalje nga ngjarja me e madhe. Trajneri më i suksesshëm shqiptar, pa dyshim se ka strategjinë e tij për të arritur më të mirën. Kampionia olimpike, Majlinda, është në formën të lartë si gjithë garuesit tjerë të kombëtares tonë.

“Të enjten do të garojnë Majlinda, Distria, Nora e Fjolla, ndërsa të premten Akili e Loriana”, tregon Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai më tutje tha se atmosfera është e mirë dhe gjërat po shkojnë jashtëzakonisht të mira. “Përgatitjet kanë shkuar mirë, besoj shumë që do të kthehemi me medalje”, thotë Kuka. Me 21 prill, të enjten, katër garues do të dalin në arenë, secili prej tyre është i motivuar për të treguar potencialin. Në fakt, është hera e parë që Kosova përfaqësohet më më së shumti garues në një ngjarje të madhe të xhudos, siç është Kampionati Evropian.  Kjo është një arritur e madhe falë punës së palodhshme të trajnerit Kuka që së bashku me vëllain e tij, Agron Kuka (kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës) kanë ndërtuar një gjeneratë të jashtëzakonshme që e lakmojnë shumë vende të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat