Majlinda trondit rusen, kampione e Evropës

Xhudo

Majlinda trondit rusen, kampione e Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2017 Në ora: 10:59
Majlinda Kelmendi pas pranimit të medaljes së artë olimpike

(E plotësuar) - Ashtu si di kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, me stilin e saj, e hodhi në dysheme rusen Alesya Kuznetsova. Majlinda e mbrojti titullin e Evropës. Ajo tregoi formë të jashtëzakonshme dhe me plotë meritë stoliset me titullin e kampionit në Varshavë të Polonisë. Rusja pësoi debakël për tre minuta e 11 sekonda nga krenaria e Kosovës. Majlinda me ippon ngadhënjeu, duke i dhënë një flakaresh të fortë ruses. 

Majlinda Kelmendi kualifikohet në finalen e madhe, pasi për 3 minuta e 39 sekonda e mposhti portugezen Joana Ramos, Majlinda triumfoi me ippon, tani do të ndeshet me rusen Alesya Kuznetsova.

Image
Majlinda Kelmendi, u shpall kampione duke lënë pas rivalet nga Rusia, Zvicra dhe Portugalia

Alesya Kuznetsova Majlinda Kelmendi ashtu si i ka hije luftojë edhe ndaj zviceranes, Evelyne Tschopp. Pas 25 sekondave kaloi në epërsi por paksa u duk se u lëndua, por fatmirësisht gjithçka ishte në rregull. Zvicerania u përpoq me të gjitha forcat e saj që të befasojë krenarinë tonë, por pa sukses. Majlinda dominoi luftën dhe 16 sekonda para kohe përfundoi ajo,. Majlinda u kualifikua në gjysmëfinalen e Evropianit.Ajo do të takohet me portugezen Joana Ramos.

Majlinda Kelmendi triumfoi në përballjen me Chelsie Giles nga Britania e Madhe. Kampionia olimpiike ka qenë më e mirë në çdo aspekt, duke e mposhtur bindshëm rivalen. Britanikja nuk kishte forcë t'i bëjë ballë kampiones olimpike dhe krenarisë së Kosovës, e cila udhëhoqi luftën me mjeshtri dhe nuk i dha rast në asnjë moment Giles të jetë e rrezishme. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, gjithsesi se është i lumtur për fitoren e saj dhe besojnë e shpresojnë në medaljen e artë në Kampionatin Evropian.  Majlinda në raundin tjetër do të përballet me xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp.

Image
Majlinda, një kampione e vërtet!

Kampioni olimpike dhe kampionia në fuqi e Evropës, krenaria e Kosovës Majlinda Kelmendi. Do të ballafaqohet me britaniken Chelsie Giles. Britanikja ka qenë më e mirë se polakja Karolina Pienkowska dhe është kualifikuar në rrethin e dytë. Majlinda është favorite ndaj britanikes.

Gjithçka është e gatshme, xhudistet Majlinda Kelmendi (52 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Loriana Kuka (70 kg) e Fjolla Kelmendi (48 kg), të gatshme për betejat që fillojnë sot në Varshavë. 

Kampionia olimpike dhe kampionia në fuqi e Evropës, pak orë më vonë nisë luftën e saj në mbrojtjen e titullit të kampiones së bashku me bashkëgarueset e saja, Distria, Nora e Fjolla, kurse nesër do të garojnë Akili e Loriana. Kampionati Evropian si gjithmonë zgjon vëmendje e emocione të pakufishme. Luftëtaret tona të gatshme për arenë dhe për medalje të reja që t’i sjellin shtetit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat