Distria mbetet pa medalje

Xhudo

Distria mbetet pa medalje

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2017 Në ora: 12:45
Distria Krasniqi

(E plotësuar) - Distria Krasniqi ka qenë e pafat e cila mbetet pa medalje në Evropian. Ajo në repezash pësoi humbje pas katër minutave nga izraelitja Gili Cohen.Cohen takohet tani për medalje me Joana Ramos nga Portugalia.

Distria Krasniqi pësoi humbje për 2 minuta e 43 sekonda nga italiania Odette Giuffrida. Distria në repezash në luftë për medalje të bronztë do të takohet me izraeliten Gili Cohen.   Xhudistja Distria Krasniqi bëri luftë të madhe në përballje me Agata Perenc nga Polonia. Distria qysh në minutën e parë tregoi shkathtësitë e saj dhe konfirmoi se fitoren do ta ketë në xhep.

Ajo ka qenë shumë më e mirë se sa polakja e cila nuk arriti të jetë kundërshtare e denjë. Një minutë e 17 sekonda para kohe përfundoi takimi, pasi që polakja u dorëzua. Distria kualifikohet në rrethin e tretë të Kampionatit Evropian, duke synuar të futet në zonën e medaljeve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat