Kryeministri: Ju lumtë Majlindë, Norë...

Xhudo

Kryeministri: Ju lumtë Majlindë, Norë...

Nga: K.Goca Më: 20 prill 2017 Në ora: 19:48
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, akademik Isa Mustafa, përgëzon Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën. “Mbretëresha e xhudos, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova i sollën vendit edhe dy trofe. Medalja e Artë e Majlindës dhe Medalja e Bronztë e fituar nga Nora në Kampionatin Evropian në Poloni e rikthyen Kosovën në majat e sportit evropian. Qeveria e Kosovës tashmë i ka siguruar buxhetin dhe projektin për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, e cila do të fillojë të ndërtohet gjatë këtij viti, ku do të stërviten kampionet tona aktuale si dhe brezat e rinj të xhudistëve të Kosovës. Ju lumtë Majlindë, Norë, trajnerë dhe i gjithë ekipi ynë në Poloni!”, shkruan kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat