Loriana, Erza e Fisniku të jashtëzakonshëm, të bronztë!

Xhudo

Loriana, Erza e Fisniku të jashtëzakonshëm, të bronztë!

Nga: K. Goca Më: 4 qershor 2017 Në ora: 14:14
Loriana e dyta majtas, e bronztë

Xhudoja vazhdon me suksese të mëdha në rrafshin ndërkombëtar! tri medalje të bronzta janë sukses i madh. Loriana Kuka (70 kg) shkëlqeu në Austri sikurse edhe Erza Muminoviq  e Fisniku Hyseni në Kampionatin Ballkanik.

“Në Leibnitz të Austrisë, Loriana Kuka, arriti të fitoi medaljen e bronztë. Erza ende si ka mbush 15 vjet por me tri fitore mori medaljen e saj të parë zyrtare për kadet në garaën Ballkanike për kadet U-18! Tri fitore një humbje për Erzan, e bronztë në kategorinë 44 kg! Fisnik Hyseni është medalisti i parë në një garë zyrtare për qytetin e Mitrovicës dhe klubin Trepça, edhe ai i bronztë me tri fitore e një humbje, kategoria 66 kg. jam i lumtur për trajnerin e këtij klubi Remzi Begu një njeri që krejt jetën ja ka kushtuar xhudos!”, ka thënë Driton Kuka, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat