Trajneri i Majlindat Kelmendit godet ashpër dhe pyet partitë politike...

Xhudo

Trajneri i Majlindat Kelmendit godet ashpër dhe pyet partitë politike...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2017 Në ora: 11:01
Driton Kuka

Trajneri Driton Kuka nuk është i kënaqur në asnjë rrethanë se si trajtohen sportistët e shtetit të Kosovës. Trajneri i xhudistes Majlinda Kelmendi, kampiones olimpike, ka goditur ashpër. ”Sportistët e shtetit tonë janë të vetmit në Botë, që s’kanë përkujdesje shëndetësore as sigurim shëndetësor!

Lëndimet eventuale paguhen nga xhepat privat nëpër Spitalet private në Kosovë e që çmimet janë më të shtrenjta se në shumicën e shteteve perëndimore!

E drejta elementare e çdo sportisti është përkujdesja shëndetësore!

Pyetje për partitë politike e sidomos për Komitetin Olimpik, a është ka mendon kush për sportistit që kanë probleme me lëndime!?”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat