Pehlivanët premtojnë spektakël

Xhudo

Pehlivanët premtojnë spektakël

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 15:07
Pehlivanët

Të dielën (me 18 qershor) do të zhvillohet gara më atraktive në Opojë. “Në trevën e Opojës do te mbahet për herë të 18-të  turneu tradicional i mundjes popullore - Pehlivanëve. Federata e Mundjes e Kosovës dhe Klubi i mundjes Prizreni në bashkëpunim me Drejtorin e sportit te Kuvendit Komunal ne Dragash, për nder te ditës se çlirimit te Dragashit do te organizojnë garat tradicionale te pehlivanëve. Ketë vit do te marrin pjesë pehlivanë nga Turqia, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe Kosova. Garat do te fillojnë ne ora 10:00 me kategorinë e fëmije dhe do te vazhdojnë me kategoritë tjera. Për ndryshim nga vitet tjera ketë vit garat e pehlivanëve do te organizohen ne Mejdan te Opojës”, bëhet e ditur nga FMK-ja. Me një fjalë, pehlivanët premtojnë spektakël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat