Shpat Zeka rrëmben të bronztën në Evropian

Xhudo

Shpat Zeka rrëmben të bronztën në Evropian

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 17:31
Shpat Zeka në garë

Xhudistët tonë sot kanë rrëmbyer dy medalje në Kampionatin Evropian të xhudos për kadetë që po mbahet në Kaunas të Lituanisë.

Pas Laura Fazliut, medalje të bronztë mori edhe Shpat Zeka, i cili në ndeshjen e fundit e mposhti estonezit Simon Sulla në kategorinë deri 90 kg, raporton Koha.net.

Federata e Xhudos së Kosovës i ka uruar të dy xhudistët për këtë sukses.

“Shpat Zeka gjithashtu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për kadetë. Dy medalje për Kosovën nga ky Kampionat. Urime Shpatit dhe Laurës për paraqitjet e shkëlqyeshme”, thuhet në postimin e Federatës së xhudos në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat