Sportisti i Kosovës: Policia kroate më thanë: Të lumtë se me të vërtetë qenke i sëmurë!

Xhudo

Sportisti i Kosovës: Policia kroate më thanë: Të lumtë se me të vërtetë qenke i sëmurë!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 korrik 2017 Në ora: 14:51
Anton Cena

Xhudisti kampion për veteranë, Anton Cena, ndryshe është trajner i klubit “Polici” nga Prishtina, befason me një shkrim se çfarë i kishte ndodhur në Split të Kroacisë. Ai ka marrë një kompliment interesant nga policia kroate. “Pas vrapimit të 317 shkallëve, jam ulur pak me pushu, thash me vete, duhet me e kursyer veten për dekadën e dytë.

Se edhe 50 vite të tjera nuk janë pak me këtë ritëm. Atypari ishin policia kroate të cilët më pyetën se me cilin sport merresh? Unë ju thash: Me xhudo dhe i tregova që jemi kolegë. Ata më thanë: Të lumtë se me të vërtetë qenke i sëmur!!! Këtë postim po e hedhi vetëm për Gjakoven se pa Gjakovë nuk ka Kosovë! Edhe dy ditë përgatitje në këtë klimë mesdhetare!”, shkruan Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat