Kuka: Distria - ndër garueset me të mira botërore

Xhudo

Kuka: Distria - ndër garueset me të mira botërore

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2017 Në ora: 19:25
Agron Kuka

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (52 kg), konfirmoi formën e saj të lartë në prag të Kampionatit Botëror, që do të mbahet në fund të muajit gusht në Hungari. Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, vlerësoi lart suksesin e Distrisë. “Distria me triumfin e saj në lojërat frankofone dëshmoj se është më së e gatshme për garën e radhës e që është Kampionati Botëror që mbahet në Budapest”, tha Agroni. Sa ishte vështirë ky triumf në Bregun e Fildishtë?

“Gara ka qenë mjaft konkurruese duke e ditur që pjesëmarrëse kanë qenë shtetet si Franca, Belgjika, Kanada etj. që janë të njohura si forca botërore në sportin e xhudos, por Distria me performancën e saj edhe një herë dëshmoj se është ndër garueset me të mira botërore në kategorinë 52 kg!”, tha Agroni.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat