Laura Fazliu, e 5-ta në EYOF!

Xhudo

Laura Fazliu, e 5-ta në EYOF!

Nga: K.Goca Më: 27 korrik 2017 Në ora: 17:19
Pamje nga dueli

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha se xhudistja Laura Fazliu zuri vendin e pestë në Festivalin Olimpik Evropian, që po mbahen në Gyor të Hungarisë.  “Laura Fazliu, e 5-ta në EYOF! Shënoi dy fitore e pësoi dy humbje, plasman i mirë por jo performancë e dëshirueshme! Në luftë për medalje nuk e dha maksimumin e saj. Arbër Kullashi pësoi dy humbje dhe luftoj dobët. Laura realisht ka pas potencial për medalje por sllovenia e deshi medaljen më shumë ishte më e motivuar se Laura që nuk përmbushi pritjet. Plasmani më i mirë deri më tash i ndonjësportisti në EYOF por mungoj medalja, nesër Shpat Zeka garon në kategorinë 90 kg”, tha Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat