Akili është gati për Kampionatin Botëror

Xhudo

Akili është gati për Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2017 Në ora: 10:54
Pamje nga një garë

Akil Gjakova (66 kg) e Distria Krasniqi (52 kg), arritën suksese të mëdha në garat Frankofone, që po mbahen në Abixhan të Bregut të Fildishtë. Xhudisti Akili dhe xhudistja Distria u stolisen me medalje të artë, duke bërë krenarë shtetin e Kosovës.  Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, deklaroi se ky sukses është treguesi më i mirë se xhudistet janë në formën më të mirë të mundshme. “Akili ishte pjesëmarrësi i dytë nga xhudo në lojërat frankofone dhe edhe ai si Distria u stolis me medalje të artë nga kjo garë prestigjioze.

Ky rezultat është për lakmi, por nuk është rezultati më i mirë i Akilit, rezultati më i mirë është vendi i tretë në Kampionatin Evropian U-23”, ka thënë Agroni për gazetën kombëtare “Bota sot”.  A mendoni se Akili është gati për Kampionatin Botëror dhe a do të jetë ndër befasitë e kësaj ngjarje? “Çka mund të them,  Akili është në formë shumë të mirë dhe i përgatitur në maksimum! Edhe pse në kategorinë më konkurruese pritet qe Akili të nxjerr me të mirën nga vetja dhe të na gëzoj me medalje!”, thotë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat