Tjetër medalje nga sporti i xhudos për Kosovën

Xhudo

Tjetër medalje nga sporti i xhudos për Kosovën

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 22:01
Dardan Cena

Xhudisti Dardan Cena ka arritur të rrëmbejë medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15 që po mbahet në Selanik, bën të ditur përmes faqes zyrtare Federata e Xhudos së Kosovës.

Cena shënoi tri fitore dhe një humbje për ta rrëmbyer të bronztën.

“Dardan Cena sot fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik U15 që po mbahet në Selanik të Greqisë. Dardani, me tri fitore dhe një humbje arriti deri te medalja e bronztë duke dhënë një paraqitje të shkëlqyer që jep shpresë për një të ardhme të suksesshme”, thotë Federata e Xhudos.

?Nesër nga ekipi i Kosovës do të garojnë edhe dy xhudistët, Ermal Salihaj dhe Anes Veseli, që të dy në 66 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat