Zemër Kosove, sporti i xhudos në CNN

Xhudo

Zemër Kosove, sporti i xhudos në CNN

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2017 Në ora: 12:48
Majlinda Kelmendi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i fokusuar në Kampionatin Botëror të xhudos, që fillon me 28 gusht e përfundon me 3 shtator. Kampionati mbahet në Budapest, ndërsa Kosova përfaqësohet me kampionen olimpike dhe kampionen e dyfishtë të botës, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Akil Gjakova. “Sporti i xhudos në CNN dhe vlerësimi për sportin në ekspansion! Në vigjilje të Botërorit në Budapest! Përndryshe Kosova si shtet në Sporte Olimpike ka një kampione të dyfishtë Botërore dhe një medalje në sportin e karatesë të bronztë pas çlirimit protagonist i së cilës është Herolind Q. Nishevci. 
Para luftës për shtetin Ish Yug (ish Jugosllavia) një medalje argjendi kishte Mehmet Bogujevci! Medalje elitare në sport llogariten rezultatet e arritura në Evropian, Botëror dhe Olimpiada!
Këto medalje janë të vetmet në Kampionate Botërore në Sportet Olimpike në Kosovë para dhe pas luftës!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat