Xhudistet e Kosovës mësojnë kundërshtaret e Kampionatit Botëror

Xhudo

Xhudistet e Kosovës mësojnë kundërshtaret e Kampionatit Botëror

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2017 Në ora: 15:23
Driton Kuka, Majlinda Kelmendi e Agron Kuka dhe poshtë Distria Krasniqi

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, që të dyja garojnë në kategorinë 52 kg, e kalojnë rrethin e parë pa luftë në Kampionatin Botëror që mbahet nga 28 gusht e deri me 3 shtator. Majlinda e pret fituesen e sfidës ndërmjet zviceranes Evelyne Tschopp dhe koreanes Aerim Kwon. Ndërkaq, Distria e pret fituesen në mes azerbajxhanases, Nazakat Azizova dhe marokenes Ikram Soukate. Majlinda e Distria dalin në arenë me 29 gusht.  po ashtu edhe Nora Gjakova (57 kg) e ka kaluar pa luftë rrethin e parë, e cila e pret fituesen e sfidës ndërmjet hungarezes Hedvig Karakas dhe Chantel Zinhoue Akogbeto nga Benini. Akil Gjakova (73 kg) ballafaqohet me garuesin spanjoll, Javier Ramirez. Nora e Akili dalin në arenë me 30 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat