Distria mbetet pa medalje!

Xhudo

Distria mbetet pa medalje!

Nga: K.Goca Më: 29 gusht 2017 Në ora: 11:01
Distria Krasniqi gjatë një gare

(E plotësuar) - Braziliania Erika Miranda e mposhti Distria Krasniqin (52 kg). Përvoja e bëri të veten dhe Miranda shënoi fitore, duke u futur në zonën për medaljen e bronztë. Distria mbeti pa medalje, megjithatë ka bërë paraqitje të mira deri në përballje me Mirandën.

Distria ka qenë e pafat, e cila me gjithë që bëri paraqitje të mirë, u mposhtë pas vazhdimeve nga izraelitja Gili Cohen,. Një pakujdesi e saj i dha një pikë të artë izraelites. Distria në repezazh do të takohet me braziliane, Erika Miranda, ku do të luftojnë për medalje të bronztë. 

Distria Krasniqi fenomenale. Distria e jashtëzakonshme, poshtëron rusen Yulia Kazarina. I mjaftuan 38 sekonda që ta hedh në tokë. Ajo ngadhlnjeu me ippon dhe kualifikohet më tej. Krasniqi do të përballet me Gili Cohen, në kuadër të perekfinales së Kampionatit Botëror.

Ajo 2 minuta e 44 sekonda para kohe e shkatërroi rivalen nga Azerbajxhani Nazakat Azizova. Një fitore me ippon e Distrisë, është paralajmëruesi më i mirë se Distria është në formë të madhe. Në rrethin e tretë, Distria do të ndeshet me rusen Yulia Kazarina.

Xhudistja e talentuar, Distria Krasniqi (52 kg) ka mësuar rivalen për rrethin e dytë të Kampionatit Botëror në xhudo, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Ajo do të ballafaqohet me garuesen nga Azerbajxhani, Nazakat Azizova. Është një sfidë e vështirë për reprezentuesen e Kosovës, por e cila beson se do të kalojë këtë pengesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat