Majlindë, nuk ke pse të merakosesh

Xhudo

Majlindë, nuk ke pse të merakosesh

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2017 Në ora: 16:42
Majlindë gjatë një gare

Sensacioni i japonezes, Ai Shishime! Japonezja e mposhti Majlinda Kelmendin (52 kg), kampionen e dyfishtë të botës dhe kampionen olimpike. Japonezja në finale! Sporti është sport dhe nuk mund të fitosh gjithë. Sportistët e mëdhenj, edhe ata humbin ndonjëherë! Humbja është pjesë e sportit. Nuk ka përse të merakoset xhudistja Majlinda për humbjen nga japonezja, sepse krenaria jonë me vite e vite sundon botën e xhudos. Edhe pas kësaj humbje ajo është superfuqi, është më e mira në botë, është kampione olimpike. Majlindë qëndro ballëlart, asgjë nuk është kjo humbje, sepse një ditë është pritur të ndodhë kjo.

Të lumtë për paraqitjen tuaj, të lumtë për përballjen e fortë përplot 8 minuta e 30 sekonda.  Fati dhe fati nuk të buzëqeshi në luftë o jetë o vdekje. Të ndihet krenar edhe trajneri më i mirë shqiptar, Driton Kuka, që ka bërë një fuqi sikur Ju.  Shpresojmë Majlinda të rikthehet sërish e fuqishme në skenën e botës, në kampionatin e ardhshëm. Shpresojmë të fitojë sot ë medaljen  e bronztë, medalje cila do të ishte e jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës. Majlindë apo pasuri e Kosovës,  besojmë fortë se do të na sjellë medaljen e bronztë, do të na gëzosh. Driton Kuka, para nisje ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, me rendësi është me sjellë medalje. Ai asnjëherë nuk ka thënë të artën, pos medalje. Majlinda nga viti 2012, nga Lojlërat Olimpike në LOndër, nuk ke njohur humbje. Të lumtë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat