Humbjet janë normale! Sportistët e mëdhenj disa herë pësojnë humbje kur nuk e pret askush, sepse sporti është i tillë. Ata që kanë pa sot të gjitha duelet tuaja, vërtet ke qenë në nivelin më të lartë, por çfarë ke faji kur u ballafaqove edhe me një lëndim në luftë me japonezen, Ai Shishime. Kjo edhe u reflektua negativisht në vazhdimësi të luftës sidomos edhe në luftën për medaljen e bronztë. Majlindë, humbjet e ditës së sotme, janë asgjë tjetër, pos një ditë e keqe dhe fatkeqësisht ai lëndim që u përcolli edhe sigurisht krijoi një shqetësim. Sukseset tuaja janë të paprekshme, të gjithë i ëndërrojnë jo vetëm në Kosovë, ka dhjetëra shtete madje edhe të fuqishme kurrë nuk e kanë pa medaljen olimpike, kurse Majlinda solli medaljen e artë olimpike dhe madje krejt shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar e ngriti në këmbë. Majlinda, me trup vogël, por fuqi atomike, sa e sa herë i përkulen burrështetasit dhe shkuan edhe me mijëra kilometra për të bërë tifozllëk për të. Sot arrite sukses.
Vetë prania juaj në Budapest mbajti vazhdimisht në siklet rivalet tuaja.