Eliminohet Gjakova nga Botërori

Xhudo

Eliminohet Gjakova nga Botërori

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2017 Në ora: 10:43
Akil Gjakova gjatë një gare

Xhudisti Akil Gjakova hasi në kundërshtar shumë të fortë, kësisoj u eliminua nga garuesi azerbajxhanas, Rustam Orujov.

Azerbajxhanasi shënoi fitore me ippon, duke eliminuar Gjakovën në rrethin e dytë nga garat e Kampionatit Botëror, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Duhet theksuar se Gjakova në rrethin e parë e kishte gjunjëzuar me ippon spanjollin Javier Ramirez. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat