Nora pësoi humbje nga garuesja e Koresë së Jugut

Xhudo

Nora pësoi humbje nga garuesja e Koresë së Jugut

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2017 Në ora: 12:10
Nora Gjakova

(E plotësuar) – Nora Gjakova është eliminuar nga Kampionati Botëror. Nora bëri luftë të madhe, por pas vazhdimeve u mund nga garuesja e Koresë së Jugut, Youjeong Kwon . Sfida në kohën e rregullt (4 minuta) nuk pati fitues, por në kohën shtesë pas 3 minuta e 12 sekonda Nora pësoi disfatë. 

Xhudistja Nora Gjakova (57 kg) u ndeshë me Hedvig Karakas nga Hungaria. Nora e filloi furishëm dhe qysh pas një minute udhëhoqi ndaj hungarezes. Nora ishte e jashtëzakonshme kundër Karakas, e cila në asnjë element nuk mundi t’i bëj ballë trimëreshës tonë.

Nora lufton për t’u futur në zonën e medaljes dhe në bazë të kësaj që shihet në luftën e parë, ajo është në formën maksimale. Me një fjalë, Nora ia bën mat hungarezes dhe kualifikohet në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror, që zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Fundja, Nora që nga fillimi e deri në fund ka qenë ofensive duke e shkatërruar rivalen. Nora do të takohet me Youjeong Kwon nga Koreja e Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat