Kuka jep lajmin më të ri për Majlinda Kelmendin

Xhudo

Kuka jep lajmin më të ri për Majlinda Kelmendin

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2017 Në ora: 10:49
Ekspedita e Kosovës në Budapest

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, vlerëson xhudistet e xhudistin për formën që treguan në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Budapest të Hungarisë. Ai konsideron se nuk patën fat në ngjarje më të madhe. Trajneri më i mire shqiptar jep edhe lajmin e mirë për Majlinda Kelmendin, kampionen olimpike.

“Një faleminderit ambasadores Vuniqi dhe stafit të Ambasadës së shtetit tonë në Budapest për përkujdesjen ndaj ekipit tonë në çdo aspekt!
Ekipi ynë sot kthehet në Kosovë nga Botërori, bukuria e sportit qëndron në fitore dhe humbje, detaje të vogla e pak fat sportiv na mungoj kësaj radhe por shkojmë tutje...
Kampionja jonë Olimpike (Majlinda Kelmendi) pas ekzaminimeve që pati dje rezultoj që s’ka lëndim serioz dhe ky është lajmi që mua personalisht më gëzon më së shumti!
Majlinda,Nora,Distria e Akili kishin performancë më të mirë se rezultati, prandaj vlerësoj paraqitjen e tyre!”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat