Trajneri i Majindës i habitur: Duhet paguar nga xhepi i saj apo i imi!!!

Xhudo

Trajneri i Majindës i habitur: Duhet paguar nga xhepi i saj apo i imi!!!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2017 Në ora: 12:26
Driton Kuka

Driton Kuka shtron një temë të ndjeshme, sigurimi shëndetësor për sportistin dhe që fare nuk i kushtohet rëndësi në vendin tonë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, gjithmonë është në anën e sportistëve dhe kërkon me këmbëngulje që të respektohet e drejta e tyre. Ai habitet se si sportistët e Kosovës janë të vetmit në botë që nuk kanë sigurime shëndetësore.

“Sportistët në Kosovë ende mbesin të vetmit sportistë në Botë që s’kanë sigurime Shëndetësore në rast të lëndimit! Përkujdesja për Sportist Kulminant zakonisht bie në supet e familjeve e ndoshta ndonjëherë edhe Federata apo klubet ndihmojnë, një Sportist dje u operua i sportit të Karatesë dhe s’di se si e ka ba zgjedhjen për Operim apo edhe tash kur i duhet rikuperimi profesional për tu kthyer në arena Sportive! Kampionja Olimpike ka pësuar lëndim ne Botëror ka lënduar ligamentin dhe qe disa ditë është duke ba incizime e ekzaminime por si gjithmonë pa përkujdesje shëndetësore në nivel shteti, po e lus Zotin që mos të ketë nevojë për operim se duhet paguar nga xhepi i saj apo i imi!!! Shteti i Kosovës nuk ka Rezonancë magnetike apo është jashtë funksionit, operimet duhet ba me mjete private besa edhe rehabilitimi i shtrenjtë!

Po lypen rezultate prej Sportistëve e as Sigurim Shëndetësor s’kanë!

Kampionja Olimpike rezonancën e ka ba në një spital privat dhe e ka paguar e tash nëse duhet të operohet duhet njëjtë ose ajo ose trajneri me ba pagesën!?

Komiteti Olimpik e Ministria apo Departamenti i Sportit a kanë përgjegjës për Shëndetin që është gjëja elementare e njeriut!!!?”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat