Fati ia ktheu shpinën Loriana Kukës në luftën për medaljen e bronztë

Xhudo

Fati ia ktheu shpinën Loriana Kukës në luftën për medaljen e bronztë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 18:45
Loriana Kuka

Fati ia ktheu shpinën Loriana Kukës në luftën për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos për juniorë, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë.
Ajo në kategorinë -70 kg pësoi humbje me Ippon nga italiania Alice Bellondi, në 20 sekondat e fundit. Kuka ishte më e mirë gjatë luftës, duke e dominuar vazhdimisht, por një pakujdesi i kushtoi me humbje.
Loriana deri këtu erdhi pas dy fitoreve ndaj Semanur Erdogan dhe Karla Prodan, derisa pësoi humbje në çerekfinale nga Hilde Jager e Holandës. Në rrethin e parë ishte kualifikuar pa luftë. Medaljen e bronztë e kërkoi përmes repesazhit.
Pavarësisht humbjes ajo tregoi se ka të ardhme të ndritur.
Sot, në luftën e dytë u eliminua edhe Laura Fazliu, në kategorinë -63 kg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat