E diela me nostalgji për karrierën e ndalur të Driton Kukajt

Xhudo

E diela me nostalgji për karrierën e ndalur të Driton Kukajt

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 14:18
Driton Kuka

Driton Kuka ka qenë xhudist botëror, por fati nuk e përcolli në vitet e 90-ta dhe mbeti pa shkuar në Lojërat Olimpike në vitin 1992 në Barcelonë për shkak të shembjes së shtetit të Jugosllavisë. Kuka nuk kishte pranuar t’i bashkohet të ashtuquajturës Jugosllavi që përbëhej vetëm nga Serbia e Mali i Zi.

“Pas luftës në Pejë ishte mbajt Ceremoni ku edhe pse e ndërprerë karriera ime si Sportist me vetëm 19 vjet,kishte mjaftuar që qyteti me Kampione Olimpike sot të më Shpall Sportist i Shekullit! Pak me u lavdu edhe si Sportist jo vetëm si trener! E diela me nostalgji për karrierën e ndalur qysh në fillim”, shkruan Kuka trajner më i suksesshëm shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat