Reprezentuesja e Kosovës, Flaka Loxha (57 kg) është eliminuar nga Kampionati Botëror për juniore që po mbahet në Zagreb.
Ajo luftoi maksimalisht, por nuk ia doli në përballje me garuesen nga Sllovenia, Kaja Kajzer. Në Botëror është edhe Loriana Kuka (-70 kg), e cila pritet të jetë në zonën e medaljeve. Megjithatë, sporti i xhudos është nga sportet që ka sjellë më së shumti medalje shtetit të Kosovës.