Loriana e shtata në Botëror! Kuka: Pati luftën më të fortë në jetën e saj

Xhudo

Loriana e shtata në Botëror! Kuka: Pati luftën më të fortë në jetën e saj

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:39
Pamje nga lufta

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, tha se Loriana Kuka ka pasur luftën më të vështirë në jetën e saj, kundër japonezes Remi Aoyagi, në Kampionatin Botëror për juniore në Zagreb.

 “Përfundoj Botërori U-21, Loriana Kuka luftoj shkëlqyeshëm dhe u plasua në vendin e 7-të pas tri xhirove të kaluara për të ardhur në çerekfinale ku nuk pati fat dhe me dënime humbi,  pastaj në repasazh në luftë për të shkuar për medalje të bronztë me Japonezen pati luftën më të fortë në jetën e saj por megjithatë pësoj humbje por forma e saj është në ngritje!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat