Distria, Nora e Loriana, i sollën medaljen e bronztë Galatasarayt

Xhudo

Distria, Nora e Loriana, i sollën medaljen e bronztë Galatasarayt

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 19:27
Një foto e përbashkët

Xhudistet e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, e përfaqësuan me sukses të madh ekipin e mirënjohur turk, Galatasaray nga Stambolli dhe i siguruan medaljen e bronztë në Champions Golden League, që u mbajt në Ankara!

“Disi, Nora e Loriana garuan për Galatasarayn dhe morën medaljen e bronztë në Champions! Përndryshe garueset tona fituan çdo luftë dhe kontribuuan 100 për qind në medaljen e ekipit mik!”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Majlinda, Nora, Disi, Loriana por edhe një garuese sllovene në muajin e Festës tonë Kombëtare përshëndesin shqiptarët kudo që janë me porosi për ma shumë punë, përkushtim e unitet që të ecim përpara”, shkruan Kuka, ku ka postuar edhe një foto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat