Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Tunizi

Xhudo

Akil Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Tunizi

Më: 20 janar 2018 Në ora: 17:58
Akil Gjakova

Akil Gjalova ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prix që po mbahet në Tunizi.

Lajmin e bëri të ditur edhe trajneri i tij Driton Kuka, i cili postoi një fotografi në Facebook, duke shkruar:

“Suksesi më i madh i Shtetit tonë në Grand Prix deri më tash!
Një e artë e dy te argjendta!
Medalja e parë në konkurrencën e meshkujve e argjendta e Akilit sot shkëlqen si ari!
Nora,Disi e Akili edhe pa prezencën e Kampiones Olimpike performuan bukur dhe nisën me sukses këtë vit!
Po e ripostoj foton e Akilit si një fitore briliante gjatë ditës së sotme!
Personalisht medalja e Akilit për mua si trener i tyre paraqet impuls të ri në ekipin tonë dhe medaljet Elitare tani më po vijnë edhe për meshkuj!”.

Kujtojmë se Kosova ka grumbulluar një medalje të artë dhe dy të argjendta në Tunizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat