Cena: Janë licencuar edhe dy arbitra të rinj

Xhudo

Cena: Janë licencuar edhe dy arbitra të rinj

Më: 28 janar 2018 Në ora: 17:42
Pamje nga pjesëmarrësit e seminarit

Trajneri i Policit dhe Studentit të Prishtinës,  Anton Cena, ishte në një seminar të rëndësishëm.  “Në Sveti Martin na Muri të Kroacisë është mbajtur seminari për arbitër në të cilin kanë marrë pjesë mbi 50 arbitra të kategorive të ndryshme të shtetit kroat. Në këtë seminar janë licencuar edhe dy arbitra të rinj një nga Kosova: Arben Cena, ndërsa prej Shqipërisë Aurora Shkoza e Vllaznisë. Që të dy e kanë përfunduar pjesën teorike dhe praktike. Andaj urime që të dyve. Po ripërtrihemi me Arbitra të rinj.

Do Zoti e nuk kanë të ndalur deri në dhënien e provimit për kategorinë A e pas tyre vijnë edhe arbitrit tjerët!

Dëshira për zhvillim dhe përparim nuk ka të ndalur!”, tha Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat