Syla: Synimi im, medalja evropiane

Xhudo

Syla: Synimi im, medalja evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 19:15
Dardan Syla

Mundja është prej sporteve me traditë në vendin tonë, por fatkeqësisht në periudhën e pasluftës nuk është në rrugën e rezultateve të pritura. Ky sport si shumë sporte tjera ballafaqohet me probleme të shumta sidomos iu mungojnë edhe kushtet adekuate. Me gjithë peripecitë që kalojnë, nuk mungon vullneti për punë, për të arritur rezultate sa më të mira në vitin 2018. Dardan Syla është prej mundësve më të mirë në vendin tonë dhe ka synime të mëdha.

Syla premton se do të rikthehet edhe më i fortë në arenë, pasi që kishte pothuajse dy vite që ka munguar.  Mundësi prishtinas stërvitet me zell të shtuar që të jetë në nivelin më të mirë të mundshme dhe t’i futet betejave vetëm për fitore. Ai është i kënaqur me ecurinë e stërvitjeve dhe i bindur se do të jetë gati për çdo sfidë qoftë vendore qofte ndërkombëtare.

“Sigurisht që synimi ynë kryesorë është medalja evropiane apo botërore”, thotë Syla për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ku stërviteni më shumë dhe cilat janë kushtet në klubin e mundjes Prishtina? “Kushtet në klubin e mundjes Prishtina janë shumë të mira, tani në bashkëpunim me klubin e ri të mundjes ‘Mentaz Allajbegu’, ne po e shfrytëzojmë edhe sallën e re të këtij klubi. Në përgjithësi kushtet janë të mira”, thotë ai. Syla shprehet se nuk iu...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat