Kosova ka korrur edhe një sukses në arenën ndërkombëtare përmes xhudos.
Njeriu kryesor i xhudos kosovare, Driton Kuka, ka publikuar në Facebook një mesazh dhe fotografi me xhudisten Distria Kransiqi, e cila ka marrë medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.
“Kosovës për 10 vjet shtet sot nga Grand Slami dy medalje dhuratë, pas pak në finale Akil Gjakova, befasia e Parisit ishte sot Akili.
Kurse edhe në Itali kadetja jonë Erza Muminoviqi në finale, çfarë dite e bukur për shtetin e kombin tonë po sjellin nxënesat e mi!”, ka shkruar Kuka.
Krasniqi, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, në luftë për vendin e tretë e mposhti japonezen Natsumi Tsunoda.
Ja postimi i plotë ndërhyrje:
Disi me medalje në Grand Slam Paris!
Kosovës për 10 vjet shtet sot nga Grand Slami dy medalje dhuratë,pas pak në finale Akil Gjakova,befasia e Parisit ishte sot Akili, foto live nga Bercy!
Kurse edhe në Itali kadetja jonë Erza Muminoviqi në finale çfarë dite e bukur për shtetin e kombin tonë po sjellin nxënesat e mi!