Kuka godet: Po ju gëzohemi ftesave për gara të ndryshme e ftesa është asgjë më shumë se turizëm!

Xhudo

Kuka godet: Po ju gëzohemi ftesave për gara të ndryshme e ftesa është asgjë më shumë se turizëm!

Nga: K. Goca Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:37
Kuka godet: Po ju gëzohemi ftesave për gara të ndryshme e ftesa është asgjë më shumë se turizëm!

Xhudoja vit pas viti po nxjerrë talente dhe po dëshmohen në secilën garë në rrafshin ndërkombëtar. Sukseset e xhudos ka vitet që nuk ndalen, por vetën shtohen dhe bëjnë krenarë kombin shqiptar. Një emër që do ta mahnit botën sportive gjithsesi është edhe talentja Erza Muminoviq. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, godet disa që shkojnë më shumë si turistë në garat e nivelit botëror.  “Erza Muminoviqi e vetmja me Normë në Lojërat Olimpike për të rinj në Buenos Aires ( Argjentinë) që mbahen sivjet. Kampione Evropiane U18 44 kg. KOK doli me listën e sportistëve që do marrin pjesë në këtë garë. Kosova merr pjesë për herë të parë në këtë nivel të garave shpresojmë me sukses. Prapë me vetëm një Normë të fituar, diçka po ngec në sportin e shtetit tonë, po ju gëzohemi ftesave për gara të ndryshme e ftesa është asgjë më shumë se turizëm!

Lufta për kualifikim në Lojëra Olimpike në Tokyo 2020 ka filluar ...

Sportistët e shtetit tonë e kanë rastin të tregojnë nivelin e jo që të vazhdohet me lajme të gëzueshme kur po plasohen në vende të fundit!!

Potencial kemi por s’po punohet si duhet, besa edhe lajmet pompoze për gara koti e medalje të garave pa asnjë nivel po jepen ende gjithandej!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat