Nga Sekretari i dytë i Ambasadës Japoneze në Vjenë, u krye inspektimi i pajisjeve të blera nga qeveria japoneze me vlerë 50.000 euro si donacion për tri klubet e xhudos në qytetin e Prishtinës: “Polici", “Don Bosko” dhe “Prishtina”. “Këto pajisje do të mbikëqyren 5 vjet nga zyrtari i zyrës japonez në Prishtinë. Pajisjet janë të përcaktuara për klube dhe gara që do të organizohen në Prishtinë dhe për këtë qëllim do të shfrytëzohen sa më racionalisht. Nga inspektimi, kemi marrë vlerësime pozitive dhe si të tilla besoj që do të vazhdojnë të jenë edhe në të ardhmen. Unë si përgjegjës i këtij donacioni e falënderoj zyrën japoneze, Ambasadën, Shtetin dhe popullin japonez për këtë donacion. Gatishmëria e tyre për ta përkrahur sportin e xhudos në Kosovë, është motiv dhe shtytje e madhe për ne sepse një mbështetje e tillë për ne do të jetë mundësi e organizimit të garave në çdo nivel”, shkruan Anton Cena, trajner i ‘Policit.