Sa pikë olimpike fituan garuesit tanë në Kampionatin Botëror?

Xhudo

Sa pikë olimpike fituan garuesit tanë në Kampionatin Botëror?

Nga: K. G. Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:48
Nora në duel me Gneton

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, vlerëson pikët olimpike që fituan garuesit e tij në Kampionatin Botëror në xhudo, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.  “Nora Gjakova shënoi tri fitore deri në çerekfinale në mesin e të cilave fitorja kundër francezes Gneto ishte me e vlefshmja, ne çerekfinale humbi nga japonezja, mandej edhe nga Koreanja Kwon, rezultat solid i Norës marr parasysh që ajo si pasoj e një dëmtimi nuk ishte në stërvitje në muajin e fundit dhe kjo për mua është sukses për kampionen evropiane të këtij viti. Nora Gjakova e 7-ta në Botëror, fiton 520 pikë olimpike!

Akil Gjakova kaloj tri xhiro u ndal në xhiron e katërt në kategori me më se 80 garues, paraqitja më e mirë e tij në Botëror deri më tash ai fitoj 320 pikë olimpike!

Ditën e parë Distria në kategorinë 48 kg shënoi një fitore e mandej pësoj nga Kampionja Botërore Bilodid por sipas meje Distria nuk e dha maksimumin e saj në këtë luftë ajo fitoj 240 pikë olimpike. Të martën me 25 shtator do të garoj debutuesja në Botëror Loriana Kuka që do ketë rastin të përjetoj një garë të këtij niveli dhe pres paraqitje të mirë të saj.

Majlinda Kelmendi, kampionja jonë e dyfishtë Botërore mbetet e vetmja medaliste deri më tani!

Ajo besoj muajin tjetër do kthehet në gara drejt Lojërave Olimpike”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat