Polici i Kosovës shtrin përtoke rusin në Spanjë!

Xhudo

Polici i Kosovës shtrin përtoke rusin në Spanjë!

Nga: K. G. Më: 25 shtator 2018 Në ora: 15:04
Polici i Kosovës shtrin përtoke rusin në Spanjë!

Xhudisti Anton Cena përfaqëson në mënyrën më të mirë të mundshme policinë e Kosovës në shtetin e Spanjës.  Cena tregoi mjeshtërinë e tij në kategorinë e veteranëve për polic në xhudos dhe e shtriu përtokë rusin në Spanjë.  Cena ka marrë pjesë në Brazilian Ju Jitsu.

‘Edhe një medalje të artë për Policinë e Kosovës dhe shtetin tim! Sapo përfundoi edhe kjo garë dhe arrita ta mund kundërshtarin rus, i cili dallon nga unë për nga mosha, është 25 vjet më i ri !  Meqë nuk kishte garues të grup-moshës sime, unë vendosa ta sfidoj veten dhe t'i futem luftës sa të vështirë aq edhe drithëruese : përpara kisha një kampion të katërfishtë në xhudo, mundje, kick - box, sambo pra një kundërshtar shumë më të ri, pa harruar që edhe politikisht jemi kundërshtarë të kahmotshëm!  Më është dashur të bëj luftë "dhëmbë për dhëmbë" tamam si gladiatorët, me vendosshmërinë më të madhe, që të jem fitues pavarësisht dallimeve që na karakterizuan dhe faktit që nuk ishim të një niveli garues !

Lufta zgjati pesë minuta , arrita ta mund këtë kampion me renome botërore dhe në fund të përqafohemi miqësisht , duke e bërë atë që ta pranojë humbjen pavarësisht që e pati të vështirë këtë fakt !

Rusi e pranoi edhe njëherë që ne shqiptarët jemi të fortë e të përgaditur qoftë në aspektin fizik, mental apo teknik dhe sërish ma rikujtoi momentin kur i pata shpëtuar jetën nga ngulfatja derisa ishim në Amerikë !

Unë kam punuar dhe jam përgatitur aq shumë saqë po të ishte në pyetje emri im personal, ndoshta edhe do të kisha zhvilluar përgatitjet me intensitet më të zvogëluar , mirëpo meqë këtu erdha si përfaqësues i Policisë së Kosovës, më është dashur të jem gati për çdo sfidë dhe vështirësi, sepse nëpërmjet emrit tim, po garonte Kosova!

Asnjëherë nuk do të lodhem, për Kosovën gjithmonë do të kem fuqi ta ngris flamurin në shtizë të artë !

Për mua nuk ka rëndësi nëse një shtet dëshiron të mos na njohë, unë do ta bëj kushtimisht Kosovën të pranishme edhe aty ku nuk e duan këtë emër, edhe atë vetëm si fituese! Kosovë ,Urime edhe kjo medalje! Ti më je burimi i pashtershëm i rrugës drejt fitoreve!”, shkruan Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat