Ky është shqiptari nga Kosova që ia shpëtoi jetën rusit! Tregon se si e shpëtoi!

Xhudo

Ky është shqiptari nga Kosova që ia shpëtoi jetën rusit! Tregon se si e shpëtoi!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:30
Rusi me fanellë kuq e zi, Cena me fanellën e policisë ruse

Sporti nuk njeh kufij dhe as nuk shikohen shpesh herë rrethanat politike. Një rast që befasoi të gjithë është edhe xhudisti veteran Anton Cena, i cili me një veprim la të shtangur të gjithë. “Edhe kjo po ndodhë në boten e sportit. Në Kampionatin Botëror të Policisë dhe Zjarrfikësve në Amerikë, gjatë luftës garuesi rus ishte i ngulfatur nga garuesi brazilian në Brazilien Ju Jitsu. Meqë ekipi mjekësor nuk reagoi me kohë, unë i kërceva rrethojat hyra në arenë dhe e ktheva garuesin rus në shpinë, mezi ja nxora gjuhën dhe më pas e vendosa në pozitën rehabilituese derisa në palestër kishte qindra policë zjarrfikës, korrektues, doganier, ushtarë profesional dhe asnjëri prej tyre nuk reagoi.

E gjithë palestra mbetën të stepur duke e shikuar veprimin e policit të Policisë së Kosovës. Duke dalë nga arena ishte një ndjenjë e pa përshkruar e shpëtimit të një jete ndërsa të tjerët duartrokisnin veprimit tim. Me të përfunduar luftën garuesi rus erdhi me u faleminderuar që ja shpëtova jetën dhe si shenjë respekti ma dha fanellën e policisë ruse, ndërsa unë si kujtim ja dhashë fanellën kombëtare me flamur Kuq e Zi. Ndërsa në Spanjë pas garës më të pranuar medaljen e artë më tha ‘Në Amerikë ma shpëtove jetën, këtu më munde me meritë. Urime kampion se ishe jo vetëm i fortë po edhe shpëtimtar’! Këtë ndodhi po e ndaj me ju!

Andaj dua të ju them që Policia e Kosoves nuk është e njohur vetëm si më e forta po që ka edhe polic me plot guxim dhe shumë të përgatitur për çdo sfidë”, tregon Cena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat