Fjalë të mëdha për Kosovën

Xhudo

Fjalë të mëdha për Kosovën

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 17:41
Bach e Vizer

Medalja e parë dhe historike e Kosovës nga Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, është përcjellë edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach.
Njeriu i parë i sportit në botë, bashkë me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ndoqën luftën për medaljen e bronztë ndërmjet Erzës dhe Anastasia Balaban të Ukrainës.
Pas garës, Bach uroi Kosovën për medaljen e parë nga Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.
“Urime Kosovë për edhe një tjetër medalje të madhe në xhudo, në një ngjarje Olimpike për ju”, ka thënë Bach.
Pikërisht presidenti i KON-it, Thomas Bach, i kishte dhuruar medaljen e artë Olimpike Majlinda Kelmendit në RIO 2016, duke mbajtur premtimin e dhënë gjatë vizitës që i kishte bërë Kosovës në vitin 2015.
Erza fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -44 kilogramë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat