Xhudistet e kombëtare së Kosovës synojnë medalje në garën shumë të rëndësishme në Grand Slam që mbahet nga 27-29 tetor në Abu Dhabi.
Krenaria e kombit shqiptar, xhudistja Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike, së bashku me Nora Gjakovën, Distria Krasniqin e Akil Gjakovën, janë të përgatitur maksimalisht për sfidën e radhës.
Majlinda pas 14 muajsh pauze i rikthehet garave, e cila mungoi për shkak të një lëndimit. Përzgjedhësi Driton Kuka, gjithsesi se pretendon më të mirën në Abu Dhabi.