Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar me rastin e fitimit të medaljes së artë nga xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova.
Hoxhaj u shpreh se sukseset e djemve dhe vajzave tona po na bëjnë krenarë çdo ditë.
“Akil Gjakova rrëmben titullin e kampionit të Evropës në U-23 në xhudo, duke i sjellë Kosovës edhe një medalje. Urime Akilit dhe të gjithë djemëve e vajzave të Kosovës që po na bëjnë çdo ditë krenarë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.