Kuka: Xhudoja definitivisht e ka konfirmuar rrugëtimin e tij drejt Lojërave Olimpike

Xhudo

Kuka: Xhudoja definitivisht e ka konfirmuar rrugëtimin e tij drejt Lojërave Olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:07
Kuka: Xhudoja definitivisht e ka konfirmuar rrugëtimin e tij drejt Lojërave Olimpike

Loriana Kuka shkëlqen dhe fiton medaljen e artë në garën Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit. Kjo është medalje e katërt nga Grand Prix në Uzbekistan, pasi që të premten që e lamë pas Majlinda Kelmendi (-52 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg) u stolisen me medalje të artë dhe Nora Gjakova (-57 kg) me të argjendtë.

Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, tha se është një sukses i jashtëzakonshëm.  “Me rezultatet e tri javëve të fundit, që për mua absolutisht nuk janë befasi, ekipi i Kosovës, xhudoja definitivisht e ka konfirmuar rrugëtimin e tij drejt Lojërave Olimpike  -‘Tokyo 2020’!

Andaj unë si kryetar i federatës vetëm i përgëzoj së pari për punën dhe përkushtimin e natyrisht edhe për rezultatet që po mahnitin botën e xhudos, duke filluar nga trajneri e radhazi gjithë sportistet!”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat